Mungojnë karrocat për bartjen e pacientëve, në QKUK e improvizojnë një nga druri

Në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), kryeqendrën shëndetësore të vendit, nuk ka mjaftueshëm karroca për bartjen e pacientëve.

Si pasojë e mungesës së tyre, Klinika Emergjente e QKUK-së ka improvizuar një karrocë të shëmtuar nga druri, tregojnë disa fotografi që ka siguruar Insajderi.

Fotografitë shfaqin një karrocë të improvizuar nga një karrige druri, të cilës i janë vendosur disa rrotë për lëvizje si dhe të mbuluar nga një çarçaf.

Një qytetar që ka rastisur të dërgojë një familjar të tij për të marrë shërbim emergjent mjekësor pas një aksidenti rrugor të martën, ka thënë se familjari i tij është bartur për në dhomat e klinikës nga kjo karrocë e improvizuar.

“Ju lutem ta bëni publik këtë rast, të paktën dikush tjetër të ketë një karrocë më të mirë”, ka thënë ky qytetar.

Shpërndaje

Comments are closed.