Mozzik me dedikim emocionues për vajzën

Mozzik publikoi mesazhin prekës kushtuar vajzës.

Mozzik pasi anuloi gjitha koncertet për shkak të pandemisë, po kalon kohën pranë familjes në Kosovë.

Por, ai kohë pas kohe ka deklaruar publikisht se është përmalluar shumë për vajzën Hanën, e cila është me Loredanën.

Madje, reperi ka thënë se në momentin që lëshohet kufijtë, gjëja e parë që do ta bëjë është ta vizitojë Hanën.

Së fundi, Mozzik ndau një postim, i cili i dedikohet pikërisht vajzës.

“Arsyeja përse vajzat e duan babanë e tyre më së shumti është… që së paku është një njeri në botë, i cili nuk do ta lëndojë kurrë atë…”, shkruan në postimin e Mozzik.

Për ndryshe, “Lass Mal” titullohet projekti i fundit muzikor nga Mozzik, ndërsa është në përgatitje të albumit të ri.

Shpërndaje

Comments are closed.