Mozzik dhe Loredana me pushime në Dubai, shpërndajnë imazhet e njëri-tjetrit

Ende nuk është bërë e ditur se dyshja, Mozzik dhe Loredana, janë bashkuar apo jo.

Ani pse asnjëri nuk ka dhënë ndonjë përgjigje adekuate, pushimet për dyshen tashmë nuk kanë të ndalur.

Ditë më parë ata u panë në Milano të Italisë, ndërsa tani dy rep-artistët kanë udhëtuar në Dubai.

Foto: Instagram/loredana
Derisa po shijojnë pushimet së bashku, ata kanë vendosur që të publikojnë fotografitë e njëri-tjetrit në rrjetin social Instagram.

Që të dy u panë me vajzën në krah, derisa në mbishkrim kishin shkruar: Fotografi e ditës.

Shpërndaje