Moti i vranët, gjatë pesë ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHK-së, temperaturat do të jenë normale që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera.

“Minimalet do të regjistrohen nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të jetë konstante në vlerat e normales me tendencë  të uljes në pjesën e dytë të javës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  15-vjeçari arrestohet për shkak se përdhunoi dhe plaçkiti një 84-vjeçare