Mos dilni pa çadër nga nesër, ky është parashikimi i motit për javën që vjen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe javën që vjen në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.Sipas IHMK-së, vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu.Sa i përket temperaturave, IHMK ka njoftuar se ato mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.Më poshtë ju sjellim temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*