Mirënjohje për “artistin e abstraksionit”

Në kuadër të ekspozitës së mbajtur me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Deçanit nga lufta e fundit, Shoqata e Artistëve Figurativ dhe Aplikativ “ARS- Kultura” në Deçan, e mbështetur nga komuna e Deçanit ka organizuar një ekspozitë, e cila mund të konsiderohet si një përmbledhje e krijimeve nga artistët e shumtë të rajoneve të ndryshme.

Këta artistë e kanë promovuar artin që e kultivojnë duke paraqitur disa nga krijimet e tyre, ku në rend të parë ishte piktura si degë e përbashkët e të gjithë autorëve, të cilët e kanë aplikuar këtë lloj arti si një komunikim me shikuesin, për t’u shprehur me gjuhën e artit të kohës sonë me përmbajtje nga më të ndryshmet, nëpërmjet të cilave autorët sjellin botëkuptimet e tyre mbi natyrën, jetën e njeriut në përgjithësi dhe shumë fenomene jetësore.

Në mesin e këtyre artistëve, me pikturat e tij u prezentua edhe piktori nga Strellci i Deçanit, Arianit Alimusaj, i cili njëkohësisht ushtron edhe profesionin e mësimdhënësit të Artit Figurativ, po ashtu ka të përfunduar nivelin Master, dega pikturë, ku pikturat e të cilit në këtë ekspozitë qëndronin përkrah piktorit dhe profesorit universitar Nagip Berisha dhe piktorëve të tjerë si: Ardiana Binakaj, Filloreta Gashi, Musa Prelvukaj etj.

E veçanta e artit që Alimusaj e aplikon është se, pikturat e tij i takojnë rrymës së ekspresionizmit abstrakt, për të cilin edhe vetë autori thotë: “Abstraksioni më mundëson të shprehem më lirë përmes rregullave që ka, duke ma lejuar përdorimin e imagjinatës dhe karakterin ekspresiv”, u shpreh Alimusaj.

Tutje, Alimusaj ka folur edhe për një ekspozitë të radhës, e cila do të jetë personale me krijime të periudhave të ndryshme, një përmbledhje e punës së deritanishme, shkruan PaRrotlla.net.

 

 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*