Miratimi i Projektligjit për buxhet është obligim kushtetues dhe ligjo

Miratimi i Projektligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës është obligim kushtetues dhe ligjor, i cili determinon funksionimin e institucioneve publike dhe zhvillimin e shoqërisë në dimensionet e saj.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Hidajet Ahmeti i cili në një prononcim ka thënë se si kategori kushtetuese e ligjore duhet të diskutohet në kuptimin konstruktiv nga të gjitha mekanizmat e shoqërisë, të cilët përfaqësojnë grupe të caktuara të interesit e jo buxheti të bëhet mekanizëm, që të keqpërdoret nga pushteti duke u hartuar në mënyrë të njëanshme.

Sipas tij, ky projektligj për buxhetin edhe ashtu nuk është buxhet i zhvillimit, por buxhet social i cili në mënyrën si është hartuar i diskriminon qytetarët në bazë të bindjeve politike, e që potencialisht keqpërdoret nga koalicioni qeverisës.

“Është faktike se ky projektligj nuk mund të ndaj të kënaqur të gjitha kategoritë e shoqërisë, por transparenca, diskutimi publik me të gjitha kategoritë e shoqërisë është një mundësi e mirë që të përkrahet edhe nga opozita, por edhe të jetë një buxhet i cili përfaqëson të gjitha kategoritë e shoqërisë në mënyrë të drejtë e të barabartë. Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja duhet të mbajnë konsistencë në qëndrime, duke tregu konstruktivistët karshi çështjeve me rëndësi jetike për qytetarët e Republikës pa dallim, duke prodhuar të mirën publike për të gjitha pa dallim”, ka thënë Ahmeti.

Ai konsideron se mosmiratimi i buxhetit prodhon krizë institucionale, shoqërore, ekonomike e politike e potencialisht prodhon hendek politik, i cili patjetër duhet të prodhoj zgjedhje të lira dhe demokratike për ta ri legjitimuar vullnetin qytetar.

“Zgjedhja e këtij problemi është shumë e lehtë për tu zgjidhur, duke qenë unik pozitë e opozitë, por duke gjykuar drejtë e në mënyrë objektive shpërndarjen e buxhetit, i cili do të prodhonte stabilitet institucional, ekonomik, politik e shoqëror”, është shprehur analisti politik Hidajet Ahmeti./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*