Ministria e Bujqësisë blen uniforma për shoferë në vlerë prej 1500 eurosh

Vozitësit e Ministres së Bujqësisë, Dijana Zivic dhe tre zëvendësministrave shumë shpejt do të bëhen me uniformë të re.  Për këtë punë, tashmë nevojitet vetëm nënshkrimi i kontratës për furnizim. Ndërkohë, uniformat pranverore të vozitësve të MPBRZH’së do t’i kushtojnë buxhetit hiç më pak se 1 mijë e 500 euro.

Për pak ditë, vozitësit e Ministres dhe zëvendësministrave të Ministrisë së Bujqësisë do të pajisen me uniforma pranverore. E uniformat pranverore të tyre po del të kenë një kosto kogja të lartë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur tender në vlerë prej më shumë se 1 mijë e 500 euro për blerjen e uniformave pranverore për vozitësit e kësaj ministrie.

Kështu ka bërë të ditur ky institucion përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës që ka publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, për këtë tender janë pranuar ofertat e tri kompanive, por që në fund fituese është shpallur kompania “Seykos SH.P.K.”

Kontrata është dhënë më 14 maj të 2019’ës, derisa nënshkrimi i saj pritet të bëhet sot./parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*