Ministri Gashi priti në takim shefin e zyrës belge në Kosovë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, priti në takim shefin e
zyrës belge në Kosovë, z. Jean-Louis Servais.

Në këtë takim u bisedua për hapat që ka ndërmarrë Republika e Kosovës në kuadër të agjendës për liberalizim të vizave, si dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ministri Gashi e vuri në dukje përkrahjen që ka dhënë shteti belg në konsolidimin e shtetit të Kosovës, respektivisht mbështetjes së institucioneve të zbatimit të ligjit. Në këtë takim ai kërkoi që kjo mbështetje e Mbretërisë së Belgjikës të vazhdojë, sidomos në përpjekjet për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me EUROPOL-in.
Shefi i zyrës belge, Jean-Louis Servais, premtoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij, rreth përpjekjes që po bëjnë institucionet e vendit në përmbushjen e obligimeve që çojnë përpara agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, si dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.