Ministrat e eurozonës pajtohen t’i ndajnë Greqisë kredi të re

Ministrat e financave të eurozonës janë pajtuar që Greqisë t’i japin kredinë e re prej 8,5 miliardë euro, njoftuan sonte burime diplomatike në Luksemburg.

“Është arritur marrëveshja për dhënien e kredisë prej 8,5 miliardë euro”, ka theksuar i njëjti burim pas takimit të ministrave të eurozonës.

Në takim mori pjesë edhe drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagard.

Greqia që nga viti 2010 ka kaluar përmes disa programeve të ndihmës së FMN-së dhe vendeve tjera të eurozonës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Haradinaj: Pagesat për veteranët, nga java tjetër