Milo i dërgoi Vuçiçit një paralajmërim të drejtpërdrejtë

Përktheu Hysen Gecaj

EKSLUZIVE PËR TANJUG :  Milo i dërgoi Vuçiçit një paralajmërim të drejtpërdrejtë

Shovinizmi serbomadh dhe Kisha Ortodokse Serbe ende paraqesin rrezik për rajonin. mbështetur edhe nga Rusia,organet shtetërore serbe dhe kisha serbe hulumtojnë çdomundësi për të destabilizuar rajonin kudo që gjejnë shkas dhe hapësirë.Vendet më të prekura dhe më lehtë të cenueshme janëKosova dhe Mali i Zi.Tani si duket i Malit të Zi i erdhi radha që të ballafaqohet me çmendurinë serbe të cilën dikur e kishte mbështetur edhe vet.

Mali i Zi nuk do të tërheqë ligjin për liritë fetare, thotë Presidenti Malazez Milo Djukanoviç në një intervistë ekskluzive për Tanjug.

Gjukanoviç thekson se protestat masive ndaj këtij ligji, të cilin ai e sheh si thellësisht politik, megjithëse “të veshur” me petkunkishtarë, dhe me theks pro-serbe, nuk mund të kërcënojnë qeverinë as politikat e ndjekura nga qeveria Malaziase.

 

I pyetur nga Tanjug se si i sheh akuzat e një pjese të qeverisë malazeze drejtuar Beogradit madje edhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic, se qëndrojnë prapa përpjekjes për të tronditur skenën politike të Malit të Zi, Gjukanoviç thotë se Beogradi nuk e ka tronditur Malin e Zi.

“Nuk kishte tone fyese, as mesazhe armiqësore nga ana e zyrtarëve të shtetit malazez. Pra, nuk ka asnjë shqetësim ose paqëndrueshmëri, ne jemi thjesht duke kryer përgjegjësitë tona politike shtetërore,” tha Djukanovic.

“Unë e kuptoj, natyrisht, interesin e Presidentit Vuçiç,” shton ai, “për të monitoruar ushtrimin e të drejtave të qytetarëve serbë në Mal të Zi dhe në vendet tjera fqinje dhe e kuptoj interesimin e tij për pozicionin e Kishës Ortodokse Serbe në territoret e vendeve të tjera ku vepron”. “Por paralajmërimi ynë ka qenë gjithmonë i hapur dhe shumë i drejtpërdrejtë – se kjo politikë (serbe v.j.)duhet të jetë shumë e kujdesshme,” thekson Gjukanoviç, duke theksuar se viti 1990 është një kujtim i freskët i përpjekjes së atëhershme për rregullimin e të drejtave të qytetarëve të kombësisë serbe, siç thotë ai, në vendet tjera të rajonit.

Ne e pamë se si përfundoi kjo punë,” tha Gjukanoviç

Angazhimi i pa matur, duke mos i kushtuar vëmendje të mjaftueshme këtyre çështjeve, duke u thirrur për të drejtat e serbëve kudo ku ata jetojnë, mund të çojë në një paternalizëm të pamatur dhe një kërcënim për sovranitetin e shteteve të tjera në rajonin tonë.”/Transmeton Parrotlla.net

 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*