Miley Cyrus merr vëmendjen e të gjithëve edhe kur shkon në funeral

Miley Cyrus mori vëmendjen e të gjithëve në funeralin e mikut të saj.

Miley Cyrus ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga ceremonia mortore e mikut të saj.

Këngëtarja ishte veshur e tëra në të zeza, teksa i dha lamtumirën e fundit shokut, Oribe Canales.

“Funerali i Oribe Canales ishte i mrekullueshëm! Do të na mungojë përgjithmonë! Të dua deri në hënë dhe prapa miku im i dashur!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kujtojmë se Miley Cyrus ka pak kohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth, ndërsa menjëherë nisi lidhje të re me Kaitlynn Carter.

Në fillim të muajit të kaluar, Milry ishte në Kosovë, ku performoi në festivalin “Sunny Hill”.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*