Milan me mungesa ndaj Austria Vienna, ja lojtarët e ftuar për këtë ndeshje

Milan e ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar për ndeshje kundër Austria Vienna në kuadër të fazës grupore të Europa Ligë, e cila do të zhvillohet të enjten.

Ricardo Rodriguez, Fabio Borini dhe Andrea Conti janë lënë jashtë skuadrës së Milanit nga trajneri Montella, transmeton Express.

Rodriguez dhe Borini janë lënë jashtë për arsyeje teknike, ndërsa Conti është duke u rikuperuar nga lëndimi i nyjës.

Kjo është lista e të ftuarave: A Donnarumma, G Donnarumma, Storari; Abate, Antonelli, Bonucci, Calabria, Musacchio, Romagnoli, Zapata; Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Kessie, Locatelli, Montolivo; Cutrone, Kalinic, Silva, Suso

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Spalletti me fjalë të mëdha për Perisicin dhe Icardin