Milaim Zeka, Xhelal Sveqlës : T’i qes krejt të palarat e tua

‘Krimb’  e ka quajtur Milaim Zeka, Xhelal Zveqlën e Vetëvendosjes. Ky i fundit paraprakisht tha se kandidati për deputet i Nismës për Kosovën është ‘palaço’.

Debat i ashpër është zhvilluar në DebatPernime në mes të Milaim Zekës së Nismës për Kosovën dhe Xhelal Sveqlës së Vetëvendosjes. Dyshja kanë debatuar për sistemin e drejtësisë në vend.

“Çdo oborr ,mbretëror e ka pas një palaço të cilit i janë toleru me folë gjithçka, t’i pe lun rolin  e palaços, veç vazhdo ashtu, edhe fol pa kurrfarë baze”, tha Sveqla, derisa Zeka tha se ka ‘mafi’ edhe në Vetëvendosje.

“Unë po e luj rolin e palaços me kryma sikur ti, me karkaleca sikur ti”, ja ktheu Zeka.

Ai ka kërcënuar se ‘do t’i qesë të palarat’ e Sveqlës.

“Nuk kemi kohë se unë të kallxoj krejt çka keni dashtë ju me bo se t’i qes krejt të palara e tua”, tha Zeka.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Daçiq: Ky është modeli për Kosovën që do ta pranonte edhe Putini