Milaim Zeka për postimin e fundit të Mustafës: Kadri Veseli duhet ta ketë shembull Isa Mustafën, sepse mbron njeriun e vet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar në postimin e fundit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ku ky i fundit ka “dënuar” gjuhën e ashpër të avokatit Tomë Gashi ndaj Melihate Tërmkollit.

Zeka ka përgëzuar liderin Mustafa për daljen në mbrojtje të Melihate Tërmkollit, duke e konsideruar si shembull për liderët tjerë që e mbrojnë njeriun e vet, në raste të tilla, shkruan PaRrotlla.net.

Postimi i plotë nga Zeka:

Kadri Veseli, si Kryetar i PDK-se, po edhe si njeri, duhet me marre shembull dhe mesim nga Isa Mustafa, Kryetar i LDK te Kosoves. Shiko se si e mbron njeriun e vet, Melihate Termkolli, nga akuzat e nje te semuri mental, nje rrugaçi qenefagji, i cili, nga dallga e mallit per agatellekun ndaje Serbise, i mush hundet kokaine dhe shane e ofendon kush i del perpara.

Ka dy vite, qe ky psikopat, me fyen dhe me ofendon ne emrin e Kadri Veselit. Ka dy vite qe Kadri Veseli, ne prezencen edhe te Presidentit Thaçi, edhe te Sami Lushtakut, me ka premtuar se do ta demantoje kete krijese meskine, po akoma nuk e ka bere nje gje te tille.

Isa Mustafa, bashke me LDK-ne, kane mbrojtur edhe Haki Rugoven. Keta ”heronjet e luftes” nuk i kane mbrojtur jo shoket, po as familjeret e tyre nga 1 milion padrejtesi. Keta kane ndjekur parimin: A me sulmon mu? Jo! Vazhdo pra. Dhe keshtu duke vazhduar, kane rene vet ne humneren e poshtersive.

Çudia e shekullit eshte se si Oda e Avokateve eshte duke heshtur?!!!

Shpërndaje

Comments are closed.