Milaim Zeka: Krime të luftës kanë bërë edhe mediet në ish-Jugosllavi

Shkruan: Milaim Zeka

Krime te luftes kane bere mediat ne ish Jugosllavi

Po ndalem vetem ne Serbi dhe Kosove. Bota dha miliona per zhvillimin e mediave te pavarura, me qellimin final qe te rrezohej diktatura e Millosheviçit.

Pergjegjese kryesore per shperndarjen e ketyre donacioneve ishte caktuar Ann Marie Boström, njera nga gazetaret me te mira te radiotelevizionit te Suedise. Kjo gazetare ishte arrestuar ne vitin 1981, ne Beograd, tek po kthehej nga Tirana, pasiqe kishte me vete romanet e shkrimtarit Ismail Kadare.

Nuk ka gazetar i brezit te viteve 90-ta qe nuk e njeh kete emer, duke filluar nga Blerim Shala, Halil Matoshi, Veton Surroi, Muharrem Nitaj, Arber Vllahiu, Besim Abazi, Rrahman Paçarizi, e plote emra te tjere te gazetarise dhe shoqerise civile.

Perderisa gazetari i njohur opozitar ne Serbi, Veran Matiç, kishte regjistruar mediumin “B92” si shoqeri aksionare, ndermarreja e perbashket kriminale e mediave te Kosoves, duke e lutur Mirjana Markoviçin ( gruaja e Millosheviçit), perpos qe i kishin regjistruar companite si prone familjare, ne listate e pagave kishin futur njereze qe nuk egzistonin fare. Perderisa te Veran Matiçi edhe pastruesja ishte bashkepronare e kompanise, ne Kosove ishin vetem familjaret, ose rrethi i ngushte shoqeror.

Njeri prej ketyre bosave ishte Veton Surroi, i cili keqeperdori qindra mijera euro, vetem e vetem per t’u pasuruar me klanin e tije familjar. Madje ky klan, ka keqeperdorur edhe parate e dorezuara ne Tetove, gjate kohes te bombardimeve, te dedikuara per gazetare, e te dorezuara nga Ann Marie Boström, perfaqesuesit te grupit ”Koha”, me emrin B. H.

Mirepo krimi nuk perfundon ketu. Maja e krimit eshte menyra se si u perdoren keto mediume, dhe se si po perdoren: E para me ja fute dikujte; e dyta me ja shperla trurin ketij populli permes serialeve turke dhe te Amerikes Latine.

Prandaj nese dikush ka bere genocid kulturor mbi shqiptaret e Kosoves dhe Ballkanit, jane pikerisht mediat e ndertuara me parate e taksapagueseve perendimor…!!!/parrotlla.net/

Shpërndaje