Milaim Zeka: Albin Kurti mund të merret në pyetje nga Gjykata Speciale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kreu i LVV-së, Albin Kurti mund të merret në pyetje mbi veprimet e krerëve të UÇK-së gjatë luftës.

Zeka ka thënë se arsyeja pse mund të ndodhë kjo ka të bëjë me veprimtarinë e Kurtit në zyrën politike të UÇK’së të udhëhequr nga Adem Demaçi.

Postimi i plotë i Zekës:

Albin Kurti munde te merret ne pyetje nga Gjykata Speciale
Burime prane Prokurorise te Gjykates Speciale, bejne te dyshohet se, Albin Kurti, kryetar i VV-se, munde te merret ne pyetje mbi veprimet e krereve te UÇK-se gjate luftes. Kjo, sipas kesaj prokurorie, munde te ndodhe, pasiqe Adem Demaçi dhe Albin Kurti, te pakten kane qene mire te informuar se çfare veprimesh po mirreshin ne teren, dhe shume prej ketyre veprimeve, te pakten sipas nje deshmitari, “ jane bere me urdher te zyres te UÇK-se ne Prishtine”. Te pakten, nje rast eshte regjistruar, qe me urdher te kesaje zyre, grupi i delegacionit ne Qirez, te cilit i printe Nekibe Kelmendi, eshte ndaluar ne Drenice.
Perfaqesues te Prokurorise Speciale kane filluar te besojne ne deklaratate e nje deshmitari, duke u nisur edhe nga fakti se Albin Kurti kurr nuk ka folur per vrasjet e pasluftes, dhe se ai, ne menyre te vetdijeshme dhe te qellimshme, ka perdorur Rexhep Selimin, vetem per t’i realizuar qellimet e tija te semura, qe te marre pushtetin…!!!

Shpërndaje