Mësimet nga termeti në Shqipëri

 

Shkruan: Hysen Gecaj

Pas qdo fatkeqësije,natyrore apo lloji tjetër, njeriu sanon gjendjen e krijuar dhe pastaj nxjerr edhe mësimet nga pësimet

Tërmeti që goditi Durrësin dhe Tiranën,për shqipëtarët ishte tragjik në  përmasat e tija me dëmtime në njerëz dhe në dëme materiale. Reagimi I institucioneve te Shqipërisë dhe Kosovës në rend të parë  porë edhe shteteve për rreth Shqipërisë me qëllim të daljes në ndihmë të popullatës së prekur ishte në nivel të knaqshëm.Institucionet dhe organizatat që merren me reagim dhe sanimin e gjendjes në rastë krizash të këtilla u treguan më mobile fleksibile dhe reaguan si kurrë më parë.Kjo nënkupton se niveli I përgatitjeve profesionale i agjencioneve  për reagim në kriza nuk lë vend për dyshime sepse që nga momentet e para ,me të kuptuar për tërmetin në Durrës ,reagimi ka qenë shumë profesional dhe në kohë.

Kjo pastaj nuk la indiferent edhe popullatën e cila nuk u prek nga tërmeti e cila në forma vullnetare brenda dhe jashtë Shqipërisë u organizuan që ti dalin në ndihmë popullatës së prekur.Është kjo ana e mirë e përshfaqur në këto momente tragjike dhe e cila në vete flet shumë.

Pjesa profesionale dhe ajo humanitare e reagimit shihet si e suksesshme por cka me politikën dhe politikajt ?

Ata si gjithmonë dalin me deklarata dhe apele e jo me një plan konkret dhe pa vizion se qka duhet më tejë të ndërmerret në mënyrë që në të ardhmen të kemi ma pak pasoja të këtilla.Ma pak viktima dhe ma pak dëme materiale.

Nga ajo që duket në teren,nga gërmadhat ,ambienti ku ato gërmadha gjinden dhe struktura e atyre ndërtesave ,duket se prokurori do të duhej të kishte mjaftë punë.

Papërgjegjësia totale e pushtetit lokal dhe atij qëndrorë ka bërë që sot në vendë se të mos kemi ose kemi fare pak viktima e dëme materiale,ndodhi e kundërta.

Lejimi I ndërtimit të objekteve të banimit jasht standardeve inxhinjerike dhe pa plan fizibiliteti për terenin ku u bënë ndërtimet flet për jo seriozitetin e organeve të shtetit dhe tani si rezultat kemi pasojat.Gjatë ndërtimit të objekteve si duket nuk ka patur as leje ndërtimi e nëse ka patur është bërë pa përfillur standardet tjera si ato të planit urbanistik,ndërtime pa lejen ose pa konsulten e ndërtimtarve profesionist,pa arkitekt dhe pa inxhinier ndërtimtarije.Këtu shteti ka përgjegjësi,jo vetëm individi ose subjekti privat.

Në të ardhmen autoritetet e pushtetit lokal dhe ato qëndrorë duhet të marrin masa që me rigorozitet të respektohen planet urbanistike dhe kriteret e ndërtimit të objekteve qofshin ato të banimit ose afariste sepse asgjë nuk është më e shtrejt se sa jeta e njeriut. Shpenzimet,investimet të cilat u bënë dikurë për ndërtimin e këtyre objekteve janë dukur sikur janë më të ulta dhe është kursyer por sot pas pasojave po shihet se ka qenë më mirë  që kostoja në atë kohë të ishte më e lartë në mënyrë që sot të kemi më pak viktima dhë dëme materiale.

Që kjo të mos na ndodhë në të ardhmen ,prokurori i shtetit duhet të filloj punën e hetimit të kësaj tragjedie që tani.

 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*