Merkel: Vendimi për refugjatët, i drejtë

Aleatet e partisë CDU kanë kërkuar menjëherë që kancelarja të rishikojë politikën e saj të refugjatëve për të rifituar siç e kanë cilësuar ata “besimin tek zgjedhësit”. Edhe vetë kancelarja u shfaq tepër e pakënaqur nga rezultati.

“Të gjithë na duhet të mendojmë sesi të rifitojmë besimin, e mbi të gjitha kjo është detyra ime. Duket qartazi që rezultati i zgjedhjeve në atë shtet ka të bëjë me politikën e refugjatëve. Por unë vazhdoj të besoj se vendimet e marra ishin të drejta dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë mbi to”, deklaroi Merkel.

Kritikët e kanë cilësuar si poshtëruese humbjen e Merkel, pikërisht në bastionin e saj. Alternativa tjetër politike, AFD vijon trumpeton me politikat anti-emigrantë dhe ka fituar zemrat e të gjithë atyre që kanë shqetësim mbi sigurinë e brendshme në vend.

Përfaqësuesi i Alternativës për Gjermaninë në shtetin verilindor tha se ky është fillimi i fundit të Angela Merkel. Mbështetësit e partisë kanë manifestuar gjatë fitoren e pabesueshme për ta

Shpërndaje

Comments are closed.