Merkel e pranon: Koronavirusi gati është bërë i pakontrollueshëm në Gjermani

Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania është buzë humbjes së kontrollit të luftës kundër koronavirusit.

Ajo raportohet se iu ka thënë kolegëve nga partia Kristian-Demokrate këtë mëngjes “se situata është kanosëse” dhe “çdo ditë vlen”, shkruan Kate Connolly nga The Guardian.

Në mbledhjen e brendshme të CDU-së, detajet e së cilës janë rrjedhur te mediat, kancelarja paralajmëroi për “muaj tepër tepër të vështirë përpara” dhe tha që “çdo ditë vlen” në kuptimin e përballjes së shpërndarjes së virusit.

Të premten ajo ka një mbledhje me liderët e 16 shteteve ku pritet të merren masa më të rënda kufizuese.

Kancelarja madje tha se “populli po pret që politikanët të vijnë me fjalë të reja” meqë mesazhi i saj nuk ka ndryshuar.

Shpërndaje

Comments are closed.