Më 29 qershor po krijohet partia më e re në vend PEK, në krye me deputetin Milaim Zeka

Ashtu siç është paralajmëruar, më datë 29 qershor do të bëhet përurimi i partisë më të re në Kosovë, në krye me deputetin Zeka, i cili ka vendosur që emri i partisë të jetë më ndryshe dhe më i veçantë, ai e ka emëruar partinë e tij Partia Euroatlantike e Kosovës, e gjithashtu përmes një postimi në facebook i ka ftuar të gjithë ata që janë PRO ndryshimit në vend, ta votojnë partinë e tij të re, si një përkrahje e nevojshme për startin e saj në sferën e politikës kosovare.

“Ftesë për të gjithë juve që e doni ndryshimin dhe që doni ta vrisni zhgënjimin”, ishte thirrja e Zekës për partinë e tij të re, e cila mban moton: “Nuk mund të jesh hajn dhe patriot, nuk mund të jesh hajn dhe njëkohësisht intelektual”!

Qëllimi kryesor i kësaj partie është që ta luftojë hajninë e parasë publike dhe t’i hap rrugë mërgatës shqiptare, duke e radhitur atë si bazamentin e lirisë, pavarësisë dhe ekzistencës së këtij vendi.

Kujtojmë se, kjo parti do ta bëjë promovimin e saj në hotel Emerald, në dalje të Prishtinës, në ora 12:00, data 29 qershor 2019./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*