Mbretëresha Elizabeth II deklarohet rreth largimit të princit Harry dhe Meghan Markle

Samiti i sotëm i familjes mbretërore në Sandringham lidhur me vendimin e Princit Harry dhe Meghan Markle për të braktisur postet mbretërore, mori fund pas një diskutimi dy orë e gjysmë.

“Sot familja ime kishte diskutime shumë konstruktive mbi të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij,” tha Mbretëresha Elisabeth II në një deklaratë.

“Familja ime dhe unë mbështesim plotësisht dëshirën e Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re si një familje të re,” vazhdoi ajo.

“Megjithëse do të preferonim që ata të mbeten anëtarë të familjes mbretërore, ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si familje, ndërsa mbeten një pjesë e vlerësuar e familjes time. Harry dhe Meghan kanë sqaruar se nuk duan të mbështeten në fondet publike në jetën e tyre të re. Prandaj është pajtuar që do të ketë një periudhë tranzicioni në të cilën dukesha e Sussexes do të kalojë kohën në Kanada dhe Britaninë e Madhe”, u shpreh Mbretëresha Elisabeth II.

Elisabeth II shtoi se këto janë çështje komplekse për familjen e saj për t’u zgjidhur, por ka edhe shumë punë për të bërë, derisa ajo ka kërkuar që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*