Mbi 1 mijë e 300 raste të reja me COVID-19 në Serbi

1 mijë e 317 raste të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Serbi.

Gjatë kësaj kohe në këtë shtet kanë vdekur edhe 20 persona.

Serbia radhitet e 36’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me COVID-19.

Deri tani ky shtet ka regjistruar 372 mijë e 533 raste të infektuara si dhe 3 mijë e 750 viktima.

31 mijë e 536 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 337 mijë e 247 raste janë aktive me të.

Deri tani Serbia ka kryer 2 milionë e 476 mijë e 551 testime për COVID-19.

Shpërndaje