Mbi 1.9 milionë të vdekur nga COVID-19 në botë

1 milionë e 960 mijë e 278 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Kështu bëhet e ditur nga faqja botërore e statistikave worldometers.info.
Sipas kësaj faqe, 91 milionë e 592 mijë e 43 persona deri tani janë infektuar me COVID-19.

Amerika prinë e para me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 23 milionë e 171 mijë e 838 raste të infektuara dhe 386 mijë e 269 viktima, pastaj India me 10 milionë e 493 mijë e 457 raste dhe 151 mijë e 522 viktima, Brazili me 8 milionë e 133 mijë e 833 raste dhe 203 mijë e 617 viktima, Rusia me 3 milionë e 448 mijë e 203 raste dhe 62 mijë e 804 viktima dhe Britania me 3 milionë e 164 mijë e 51 raste dhe 83 mijë e 203 viktima.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 54 mijë e 261 raste nga 200 mijë e 93 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2

1 mijë e 387 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Shpërndaje