Mbappe në krizë! A po e dëshiron ai Liverpoolin apo Real Madridin

Saktësisht nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Kylian Mbappen që prej të shtunës së kaluar ku ai nuk foli për mediat pas fitores 1-0 të PSG kundër Angers. Madje, ai nuk pati asnjë postim në mediat sociale, edhe pse nuk kishte nevojë: Fansat e PSG-së e panë që ai nuk ishte i lumtur që ishte në bankë

A ishte kjo për shkak se ai u zëvendësua në minutën e 79-të nga Jesus Perez, asistenti i Mauricio Pochettinos, i cili mori drejtimin e skuadrës për shkak se menaxheri u testua pozitiv me Covid-19? A ishte kjo për shkak se viti 2021 ka qenë një vit jo edhe aq i mirë për të deri me tani, madje ai ishte në standarde të ulëta? Ndoshta për të dyja këto arsye apo diçka tjetër?

Mbappe nuk është duke luajtur tani sikurse ka luajtur më parë. Në 13 ndeshjet e tij në të gjitha garat, ai ka shënuar pesë gola, përfshirë dy në tetë ndeshjet e fundit. Para se të bie në këtë minifazë të humbjes se formës, ai është parë i frustruar gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, kanë thënë burime për ESPN. Deri në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Parc des Prices kundër Instanbul Basaksehir në dhjetor, ku ai shënoi dy gola në fitoren 5-1, ai nuk ka shënuar më në të gjitha garat më 2020.

E vërteta është që sulmuesi korpulent francez, ende 22 vjeçar, ka qenë i zhgënjyer me lojën e tij në Francë prej koronavirusit dhe ndërprerjen e hershme të sezonit 2019-20. Statistikat në sezonin 2020/21 janë shumë më të ulëta sesa në sezonin e mëparshëm, edhe pse jo në terma të golave e asisteve: 12 gola (ku përfshihen 4 penallti) dhe 4 në 12 ndeshje si startues (16 në total), ai ia kishte dalë mirë. Më shumë ka të bëj me cilësinë e paraqitjeve të tij, pasi që kontributi i tij në sulmin e PSG ka rënë shumë për një lojtar të kalibrit të tij.

Tanimë është ulur përqindja e Mbappes e golave për ndeshje (përjashto penalltitë) dhe asisteve (1.45 sezonin e kaluar krahasuar me 0.86 në këtë sezon, në të gjitha garat). Edhe goditjet e tij në portë janë rralluar (për 1.2 goditje më pak në sezonin 2020-21) dhe ka përqindje më të ulët të goditjeve në portë (pothuajse një goditje në portë në ndeshje) dhe ai humbet më shumë topin sesa vitin e kaluar edhe pse ende ka përqindjen e njëjtë të driblimeve të suksesshme (rreth 50 për qind).

Në ndeshjet e fundit kundër Saint-Ettienne, Marseille dhe Angers, kur Neymar nuk startonte në 11-ën e parë, Mbappe vuajti për të qenë lojtari kryesor. Ai u përpjek shumë por vazhdimisht humbiste topin. Ai pati vetëm 25 për qind të driblimeve të suksesshme kundër Angers dhe nuk arriti të depërtojë në zonën e kundërshtarit me top! E pazakonshme për një lojtar të cilin jemi mësuar ta shohim duke shënuar e duke qenë shumë produktivë para golit.

Pavarësisht se talenti ende mbetet, Mbappe ka një tendencë që përpiqet që të bëjë gjithçka vetë, duke bërë depërtime individuale e vrapime, të cilat gjëra për momentin nuk po funksionojnë. Duke mos pasur Neymar afër tij për çdo javë, për shkak të mungesave të brazilianit shkaku i lëndimeve, i ka bërë gjërat edhe më të vështira pasi që Mbappe ka një raport të fuqishëm me numrin 10 të PSG-së dhe ai duket paksa i humbur kur Neymar nuk është aty.

Megjithatë shifrat janë të mira: 202 ndeshje (155 herë startues), 14115 minuta të luajtura në nivel klubi bashke me 37 paraqitje dhe 2533 minuta për Kombëtaren e Francës. Për një futbollist 16 649 minuta lojë në moshën 22 vjeçare, me një stil loje që bazohet në shpejtësi dhe energji, është shumë. Mbappe është një tip lojtari eksploziv, si me top ashtu edhe pa të, ku duhet të jetë 100 për qind në formë për ta treguar potencialin e tij, që për momentin nuk e ka. Ka pasur lëndime, pushimi i gjatë pandemisë, madje ai ishte i infektuar me Covid-19.

Për shkak se PSG ishte në Ligën e Kampionëve, Mbappe dhe shokët e tij të skuadrës nuk kishin ndaluar si të tjerët. Ai gjithmonë dukej se ka luajtur tërë sezonin e kaluar, ashtu sikurse i kishte thënë ueb-faqes se klubit në shtator. “Nuk me duket se ne po luajmë ndeshjen e nëntë të sezonit por të 69-ën! Zakonisht, pasi luan një finale të Ligës së Kampionëve, ju keni një pushim, e harroni futbollin. Ne jo! Ne nuk ndaluam dhe është pak e vështirë të përballësh me këtë, mentalisht dhe fizikisht”, tha ai.

Po ashtu disa probleme jashtë fushe kanë ndikuar në paraqitje të tij, por një ndër gjërat që më se shumti e shqetësojnë janë thashethemet për kontratën e tij.

Të martën në një intervistë me France Football, Leonardo, drejtor sportiv në PSG, ka ritheksuar përsëri se negociatat me numrin shtatë, kontrata e të cilit skadon në qershor 2022, do të mbahen paralelisht me ato të Neymar.

“Unë shpresoj që ata do të binden që PSG është një vend i mirë për ta për momentin si një klub i nivelit të lartë, me lojtarë ambicioz”, tha Leonardo. “Ne duhet të gjejmë një marrëveshje duke parë dëshirat e tyre, kërkesat e tyre, pritjet tona dhe mundësitë tona. Ne nuk do t’i lutemi atyre ‘ju lutemi, të qëndroni’. Ka më shumë detale se kaq. Ata të cilët dëshirojnë të qëndrojnë do të qëndrojnë. Ne flasim vazhdimisht dhe unë kam marrëdhënie të mira më të dy lojtarët”.

Mirëpo burime të ESPN kanë thënë se Mbappe është duke e rishikuar të ardhmen e tij, në atë se a do të rri apo të largohet nga Parisi. Ëndrra e tij, ka qenë gjithmonë, të luajë për Real Madridin, por ai e di që kampionët e Spanjës, si dhe disa top klube në Europë, janë goditur shumë nga pandemia dhe nuk mund ta transferojnë atë tani. Problemet financiare tashmë janë reale edhe për Liverpool, ku francezi me kënaqësi do të luante. Por, Mbappe e dinë që zgjatja e kontratës së tij me PSG ndoshta do të ishte opsioni më i mirë, edhe pse e tërë kjo situatë ende po peshon në mendjen e tij. Sa më gjatë që e vonon vendimin – ai mund të pret deri në verë për të vendosur – aq më shumë kjo do ta pengojë atë në paraqitjet e tij në fushë.

Kur u emërua menaxheri i PSG-së në janar, Mauricio Pochettino tha se ai dëshironte ta ndihmonte sulmuesin francez për ta treguar potencialin e tij të madh. Ai ndoshta nuk ka menduar në atë kohë që kjo detyrë do të jetë e vështirë. Pochettino mund të luajë mirë vetëm kur luan mirë si grup por Mbappe është një lojtar me tipare individuale, kështu që ai ka nevojë që të mbështetet në këtë aspekt herët ose vonë. Bisedat e para në mes të tyre ishin të mira, thonë burimet e ESPN, Mbappe ishte i relaksuar dhe i lumtur në stërvitje këtë javë, një shenjë e mirë.

Të premten (sonte), Mbappe do të startojë kundër Montpellier në Parc des Princes dhe këtu do të shohim se a ka përparuar apo jo në lojën e tij.

Shpërndaje