Maxhuni: Limaj dhe NISMA faktor unifikues për tema nacionale

Kryetari i Rinisë së NISMA Socialdemokrate, Albert Maxhuni, në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në Kosovë për herë të parë një subjekt politikë tenton të krijoj unitet për tema të mëdha nacionale, poashtu për herë të parë nga një lider bëhet ftesë për unitet në temat nacionale dhe ai është Kryetari i NISMA’s dhe zv/kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj.

Postimi i plotë i Maxhunit në Facebook:

“Për herë të parë në Kosovë një subjekt politikë tenton të krijoj unitet për tema të mëdha nacionale dhe këtë frymë vazhdimisht po mundohet ta instaloj në tër skenën politike.

Marrë parasysh që me dekada kemi vështirsi në gjetjen e një gjuhe të përbashkët nga elita politike, sigurisht që nuk do jetë aspak e lehtë të arrihet, mirëpo puna dhe angazhimi që e bënë vazhdimisht kryetari i NISMA-s z. Fatmir Limaj është për çdo lavdatë pasi që për herë të parë nga një lider bëhet ftesë për unitet në temat nacionale.

Sot Kosova ka një lider i cili përtej çdo interesi politik, në rend të parë e ka të mirën e vendit, mbi meritat dhe premtime e realizuara ofron unitet dhe ofron zgjedhje të problemeve dhe kjo është pikërisht ajo që i duhet vendit.

Lider punëtor, unifikues!”

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*