Mastersi i Dohas: Mposhtet Loriana Kuka, por ngel në luftë për medaljen e bronztë

Loriana Kuka e ka humbur mundësinë për të luftuar për medalje të artë të Mastersit të Dohas, pasi është mposhtur nga xhudistja japoneze Shori Hamada të mërkurën, por ka mbetur në garë për medaljen e bronztë.

Xhudistja kosovare Kuka vuajti shumë kundër ish-kampiones dhe nënkampiones së botës nga Japonia dhe u mund në kohën shtesë në luftën çerekfinale në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Pavarësisht një lufte të ashpër në kohën e rregullt, u desh koha shtesë (Golden Score) për ta përcaktuar fituesin, ku Hamada e hodhi kosovaren në dysheme dhe shënoi pikë ippon.

Shpërndaje