Marsh kundër islamofobisë në Paris

Mijëra vetë u mblodhën në Paris sot në një marshim kundër islamofobisë pas sulmit ndaj një xhamie në Bayonne në Francën jugperëndimore.
Sulmi ndodhi më 28 tetor, kur një i moshuar u përpoq të ndizte derën e xhamisë dhe qëlloi me armë ndaj dy personave që u përpoqën ta ndalonin.Pjesëmarrësit në marsh dolën me parulla “Stop islamofobisë” dhe “Të jetosh së bashku është urgjente”.Marshi u organizua nga Kolektivi Kundër Islamofobisë në Francë.Një burrë, 84-vjeç, i cili plagosi dy persona pranë një xhami është i afërt me të djathtën ekstreme, tha një burim policie më parë.Një burim tjetër, i njohur me situatën, deklaroi se sulmuesi ishte një kandidat për partinë e Asamblesë Kombëtare të Marin Le Pen në vitin 2015. Partia, megjithatë, e dënoi sulmin. Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 02:00 dhe burri u arrestua jo larg shtëpisë ku ai jeton.Dy persona, të moshës 74 dhe 78-vjeç, u plagosën rëndë kur u përpoqën të ndalonin sulmuesin të vinte zjarr në xhami

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*