“Marrëveshja me Serbinë është në duar të sigurta, ata që dhanë gjithçka për Kosovën janë siguria më e madhe për këtë vend”

Kryetari i Nëndegës së AAK-së në Komoran, Gani Bytyqi deklarohet rreth koalicionit me LDK-në dhe NISMA’n Socialdemokrate.

Sipas tij, ardhja e AAK-së në pushtet përveç që do ta ruaj partneritetin dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është siguria më e madhe që i vjen vendit tone, sepse familja Haradinaj,I fali gjithçka Kosovës e nuk do të lejojë asnjëherë që Kosova të del e humbur nga ajo marrëveshje.

“Nuk është lehtë të sakrifikosh e gjithë familjen dhe jetën tuaj për vendin tuaj, por familja Haradinaj atëherë kur ishte testi kryesor për të treguar atdhedashuri e bëri atë me burrërinë më të madhe, duke mos lëvizur nga vendi, e duke I luftuar dhëmb më dhëmb okupatorin serb. Kjo dëshmi është siguria më e madhe që I ndodh Kosovës për dialogun me Serbinë.”

Ishte Ramush Haradinaj ai i cili ishte faktori kryesor në dy gjëra të mëdha që I ndodhën Kosovës gjatë qeverisjes së tij që lidhet me sovranitetin e vendit, ishte formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe parandalimi i temave të ndarjës së Kosovës ku këmbëngulësia e tij për marrjen fund të atyre temave bëri që vendi ynë të mos pësojë ndarjen e tokës sonë”, shton Bytyqi.

Ndër të tjera shton se edhe ata janë për zgjedhje të lira dhe demokratike por që kjo do të bëhet në një kohë më të pështatshme të mundëshme për sigurinë e qytetarëve të vendit tone.

Shpërndaje

Comments are closed.