CEO i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se Suning janë duke e marrë në “konsideratë” shitjen e aksioneve në Inter.
Për këtë kishte raportuar në dhjetor “IL Corriere dello Sport”, ku kishte shkruar se Suning po shqyrton afrimin e disa investitorëve të jashtëm.
Drejtori i Interit Steven Zhang e kishte mohuar këtë lajm por ka pasur edhe disa lajme të tjera javët e fundit, duke thënë se fondacioni BC Partners dëshiron që të investojë në Inter dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë që t’i blejnë shumicën e aksionëve të Suning.
“Pronarët janë duke shqyrtuar këto mundësi në interes të Interit dhe në respekt të historisë së klubit”, tha Marotta për Radio Rai para ndeshjes Fiorentina-Inter.
“NE e dimë se mund të llogarisim në baza solide, ne jemi kompakt. Ka pasur shumë thashetheme që kanë qarkulluar mbi kokën tonë por ne nuk shqetësohemi shumë për to”.