Mantel bardhët paralajmërojnë grevë

Federata Sindikale e Shëndetësisë paralajmëron grevë që nga java tjetër nëse nuk realizohen kërkesat e tyre. Sipas kësaj federate mos pagesa e shtesave për të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe stafit mbështetës është jo serioze dhe nënçmon punën dhe rrezikun me të cilin përballen ata.

Punëtorët shëndetësorë dhe stafi mbështetës nuk pajtohen me vendimin e Qeverisë që shtesën prej 300 eurove ta marin një pjesë e caktuar e profesionistëve që vlerësohet se kanë qenë në vijën e parë të frontit me COVID-19, kjo për shkak se sipas tyre të gjithë janë të rrezikuar njësoj.

“Personalisht unë nuk e përkrahi grevën mirëpo na kanë mbështet  për muri. Janë tre komponentë që po na shtyjnë drejt grevës: nuk ka kaluar Ligji i pagave, nuk jepen stimulime, nuk paguhen pagat jubilare e tash as nuk punohet që të jepen stimulimet në vazhdim”, ka deklaruar  Blerim Syla- Kryetar i FSSHK.

Syla paralajmëroi  se sistemin shëndetësor nuk po e presin ditë të mira, ndërsa infermieri nga Klinika e Radiologjisë Agron Kryeziu tha për Dukagjinin se ai dhe kolegët e tij ndjehen të lodhur dhe të pamotivuar për punë.

“Ne kemi pasur shumë përipeti gjatë punës morali i punëtorëve ka rënë ne si diagnostikë kemi mbajtur të gjitha problemet e COVID-it kemi personel në Infektivë cdo ditë, kemi mbajtu mjekësisë sportive, pulmologjinë të gjithë diagnostikën e COVID-it”, deklaroi infermieri Agron Kryeziu.

Federata më tutje thotë se mantelbardhët duhet të paguhen me shtesë për të gjithë muajtë e punës në pandemi marrë parasysh rrezikun dhe punën e vazhdueshme.

Shpërndaje

Comments are closed.