Manipulime në tenis, 28 lojtarë profesionistë në qeli

Policia spanjolle arriti të shpërbëjë një grup të organizuar kriminal, që kishte në fokus ndeshjet ndërkombëtare të tenisit, duke vendosur në pranga 15 persona, e duke vendosur nën hetim 68 të tjerë.

Pjesë e rrjetit që manipulonte ndeshjet e tenisit ishin edhe 28 lojtarë profesionistë, madje një prej tyre ka qenë pjesë e turneut elitar “US Open” herën e fundit.

“Guardia Civil” në Spanjë, në bashkëpunim me Gjykata e Lartë dhe “Europol”-in, dha edhe detaje të superoperacionit, në një sport që kohët e fundit ka prodhuar shumë episode të dyshimta.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur Njësia e Integritetit të Tenisit (TIU) kishin denoncuar aktivitete ilegale lidhur me disa ndeshje.

Të dyshuarit detyronin lojtarët profesionistë që të garantonin rezultate të paracaktuara dhe përdorën identitetet e mijëra qytetarëve për të vënë baste në ndeshjet e fiksuara.

Në ditën që u organizua aksioni, 11 shtëpi u bastisën në Spanjë, në të cilat u gjetën 167 mijë euro, mbi 50 pajisje elektronike dhe karta krediti.

42 llogari bankare dhe bilancet e tyre janë bllokuar, ndërsa shumë prona janë vendosur nën sekuestro, mes të cilave edhe ato në pronësi të disa tenistëve./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*