Maliqi tallet me Kurtin dhe Osmanin: Bashkëpunoj me Listën Serbe nëse më bëjnë president

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka shkruar një status ironizues në Facebook, duke thënë se i ofron Listës Serbe koalicion, nëse ata e nominojnë për president.

Kjo ironi e Maliqit, ka ardhur pas arritjes së marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, sot gjatë ditës.

“I ofroj Listës Serbe koalicion me 100-200 njerëzit që më japin likes, nëse më nominon për president. Për dallimet në mendime merremi vesh më vonë”, ka shkruar Maliqi.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot në hollin e Kuvendit të Kosovës nënshkruan marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhje. Lista e Vjosa Osmanit do të përfaqësohet në këtë garë të përbashkët me 10 kandidatë për deputetë, por këtë nuk e tha sot publikisht ushtruesja e detyres së presidenties.

Shpërndaje