Majk me projekt surprizë për fansat

Majk publikoi projektin e ri muzikor.

Majk erdhi me një dhuratë për fansat e tij, ai sapo publikoi këngën me titull “Serenatë”.

Kënga “Serenatë” është me tekst të vet reperit, ndërsa producent është Rzon, kësaj radhe ky projekt u publikua vetëm në versionin audio.

Majk i hyri listës së këngëtarëve që gjatë kësaj kohe publikuan projekte të reja muzikore, për t’i argëtuar fansat që po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Serenatë”, projekt surprizë i Majk për fansat e tij.

Shpërndaje

Comments are closed.