Madonna mund të mos këndojë në skenën e Eurovisionit

Pavarësisht paraqitjeve, paraqitja e Madonnas në Eurovision mund të jetë në rrezik pasi që këngëtarja ende nuk ka nënshkruar kontratë, derisa kanë mbetur edhe katër ditë deri në finalen e festivalit në Tel Aviv.

Madonna mund të mos këndojë në garën e këngës në Eurovision të shtunën, pasi që organizatorët kanë treguar se superylli nuk ka nënshkruar kontratë.

Pop ikona (60), ka paralajmëruar në prill që ajo do të këndojë dy këngë gjatë pushimit të votimeve në garën që do të mbahet në Izrael më 18 maj.

Koncerti, i cili u ka kushtuar organizatorëve një milion dollarë, ka spekuluar se ajo do të këndojë një këngë të re Madame X dhe një tjetër nga hitet e saj të shumta.

Megjithatë, tani ende nuk dihet a do të këndojë ajo, apo jo. 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*