Lufta kundër drogës, Duterte: Do vras aq sa Hitleri

Lideri filipinas foli në Davao, një qytet ku si kryebashkiak implementoi një politikë të fortë kundër krimit e ku u akuzua për angazhimin e grupeve të posaçme për vrasjen e kriminelëve.


“Hitleri masakroi 3 milionë hebrenj. Këtu ka 3 milionë të varur nga lëndët narkotike. Do të isha i lumtur t’i masakroja ata”, u shpreh Duterte.

Të paktën 6 milionë hebrenj dhe pjesëtarë të minoriteteve të tjera besohet të jenë vrarë nga nazistet dhe Duterte tha se ai ishte portretizuar si kushëri i Hitlerit nga kritikët.

Duterte ka nisur një fushate të përgjakshme kundër përdoruesve e trafikantëve të drogës që prej ardhjes në pushtet në muajin qershor.

Sipas presidentit ajo ishte nevojshme për të zgjidhur problemin ne vend e për të shpëtuar brezin e ardhshëm. Të dhënat zyrtare flasin për më shumë se 2 mijë të vrarë në operacionet policore.

Trupat e viktimave lihen shpesh ne ambiente publike, me shenja që përcaktojnë krimet për të cilat akuzohen. Presidenti e ka thënë hapur se do të vrasë 100 mijë kriminele për të reduktuar krimin në Filipine.

Komentet e fundit kanë ngjallur reagimet e ashpra të grupeve hebreje, siç raportoi agjencia e lajmeve Reuters. Abraham Cooper nga qendra Simon Visental me bazë në SHBA pohoi se Duterte duhet t’i kërkonte falje viktimave te holokaustit për retoriket e tij te neveritshme. Ndërsa grupi hebre kundër shpifjes i cilësoi si të papërshtatëshme dhe tepër fyese komentet.

 
 
Shpërndaje

Comments are closed.