Londra nderon viktimat e sulmit terrorist

Në Londër dhe Cambridge janë mbajtur tubime për t’i përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të së premtes së kaluar, në të cilin u vranë dy të rinj.

Viktimat Jack Merritt, 25-vjeçar, dhe Saskia Jones, 23-vjeçare, u nderuan me një minutë heshtje në Londër dhe Cambdridge.

Ata u therën për vdekje nga terroristi i dënuar, Usman Khan, të premten në një konferencë rehabilitimi.

Të dy viktimat e këtij sulmi kishin studiuar në Universitetin e Cambridge-it dhe po merrnin pjesë në një tubim të organizuar për rehabilitimin e të burgosurve.

Në këto homazhe morën pjesë edhe figurat më të larta politike të Britanisë së Madhe, përfshirë kryeministrin Boris Johnson, liderin e Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, dhe kryetarin e Londrës, Sadiq Khan.

Usman Khan ishte liruar nga burgu në dhjetor të vitit 2018 pasi e kishte vuajtur gjysmën e dënimit për planifikimin e një sulmi tjetër. Ai u qëllua për vdekje nga policia në Urën e Londrës, shkruan “BBC”.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*