Lladrovci në Austri tregon se çka u ofron Drenasi investitorëve

Gjatë vizitës zyrtare në Austri, kryetari i komunës së Drenasit të hënën është pritur edhe nga kryetari i Gleisdorfit të Austrisë. Gjatë takimit të dy kryetarët biseduan për hapat konkret që do t’i ndërmarrin për binjakëzimin e qytetit Gleisdorf me qytetin Drenas.

Në fillim të takimit  Lladrovci e falënderoi për ftesën dhe pritjen shumë miqësore që i bëri  Stark bashkë me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi i pranishëm ishte edhe Karl Bauer, biznesmen dhe aktivist i njohur në Austri, si dhe një mik i Kosovës.

Qysh në fillim të takimit kryetari Stark, tregoi për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që ka me kosovarët që jetojnë në Gleisdorf dhe rrethinë, si dhe bashkëpunëtorë kosovarë në komunë.

Stark tregoi se firmat austriake nga ky qytet janë duke kërkuar mbi 3 mijë punëtorë, por të cilët nuk po mund t’igjejnë. Tutje kryetari Stark u interesua konkretisht se në cilat fusha, pos asaj ekonomike mund të bashkëpunojnë të dy qytetet. Ai premtoi se do të diskutojë me firma të ndryshme për të parë mundësitë e ndërtimit të ndonjë fabrike në komunën e Drenasit.

Nga ana e tij kryetari Lladrovci foli për ekonominë, arsimin, shërbimet publike, administratën etj. Ai theks të veçantë u kushtoi kushteve që ofron komuna e Drenasit për investitorët e huaj, gjë që për kryetarin Stark ishin kushte shumë të favorshme për secilin investitor nga ky qytet.

Të dy kryetarët u pajtuan që të gjejnë format dhe mënyrat më të mira të bashkëpunimit, si dhe rrugën më të shkurtër për binjakëzimin e dy qyteteve.
Nga ana e tij kryetari Lladrovci shprehu konsideratën e lartë për mundësitë e shumta që ka ofruar dhe po ofron qyteti i Gleisdorfit për qytetarët e Kosovës, me theks të veçantë për qytetarët nga Drenica.

Lexoni po ashtu:  Ministri Tahiri paralajmëron hetimin e pasurisë së zyrtarëve publikë

Më pas kryetari Stark, organizoi edhe një takim në Sallën e Kuvendit të Gleisdorfit me bashkatdhetarë dhe biznesmenë nga Drenica dhe Kosova.

Gjatë këtij takimi bashkatdhetarët, që jetojnë në Gleisdorf dhe rrethinë, u interesuan në radhë të parë për shëndetësinë në komunën e Drenasit, ngase sipas tyre gjatë vizitave në Kosovë në përgjithësi po kanë telashe me furnizimin me barna. Kryetari theksoi se përgjegjës për furnizimin me barna për barnatoret në Qendrat e Mjekësisë Familjare përgjegjës është Ministria e Shëndetësisë, përndryshe ai tha se është duke përcjell me vëmendje mbarëvajtjen e shpërndarjes së barnave sipas ligjit dhe rregulloreve.

Biznesmenët gjatë këtij takimi, kryetari Lladrovci i njoftoj për mundësitë e shumta që ka komuna e Drenasit, ai përmendi infrastrukturën e mirë rrugore, Parkun e Biznesit, luftën e pakompromis që ka shpallur ndaj korrupsionit, shërbimet komunale shumë efikase, arsimin, bashkëpunimin me shkolla gjermane dhe finlandeze.

Qytetarët dhe biznesmenët e thanë se ndihen krenar me ndryshimet e mëdha që ka bërë komuna e Drenasit nëtë gjitha shërbimet komunale, si dhe pastërtinë nëpër institucionet  komunale në Drenas, që sipas tyre konkretisht i kanë parë dhe kanë marr këto shërbime gjatë pushimeve që kanë kaluar këtë vit në Drenas.
Disa qytetarë dhe biznesmenë nga komunat tjera që jetojnë në Gleisdorf dhe rrethinë përmenden raste konkrete të shërbimeve komunale në Drenas, si në asnjë komunë tjetër të Kosovës, ata kërkuan se sa u përket shërbimeve komunale dhe luftimit të korrupsionit, komunat tjera dhe kryetarët e tyre të marrin shembull komunën e Drenasit dhe punën që po e bënë kryetari Ramiz Lladrovci.

Nga ana tjetër kryetari Lladrovci i ftoj të gjithë biznesmenët nga Kosova, dhe përmes tyre biznesmenë të tjerë austriakë, që të vijnë dhe të investojnë në Drenas. Ai u zotua se do të jetë gjithnjë pranë investitorëve dhe se nuk do ta kenë as problemin më të voglin.

Lexoni po ashtu:  Ministri Tahiri: Organet e drejtësisë në rrugë të drejtë për ndriçimin e vrasjes së Aulon Zekës

Disa biznesmenë përmenden raste konkrete që kanë dashur të investojnënë të kaluarën, por nuk kanë gjetur mbështetjen e duhur. Ata premtuan që, pasi janë bindur përmes fakteve  për luftimin e korrupsionit që po e bënë Lladrovci, për shërbimet komunale në nivelin e duhur, jo vetëm ata, por edhe do të inkurajojnë biznesmenë austriakë të investojnë në Drenas.

Më pas kryetari vizitoi edhe disa kompani shumë të fuqishme në Gleisdorf dhe qytete tjera.

Në fillim kryetari Lladrovci u prit në Qendrën Vullnetare të Zjarrfikësve në Gleisdorf nga komandanti i kësaj qendre. Kryetari Lladrovci foli për aktivitet e zjarrfikësve në komunën e Drenasit dhe sfidat që ka komuna për të ofruar shërbime sa më të mira për qytetarët nga zjarrfikësit e Drenasit. Nga ana e tij komandanti i zjarrfikësve tregoi për shërbimet e ndryshme që ofron kjo qendër, theks të veçantë i kushtoi shkollimit dhe trajnimeve që bëjnë zjarrfikësit e kësaj qendre.  Ai ofroi mundësinë e trajnimit të zjarrfikësve nga Drenasi në këtë qendër, dhe kusht i vetëm qe njohja elementare e gjuhës gjermane, apo asaj angleze. U fol edhe për mundësitë e dhënies së ndonjë automjeti për zjarrfikësit e Drenasit, komandanti i kësaj qendre tha se të gjitha mjetet e kësaj qendre janë pronë e komunës dhe se do të diskutojnë me zyrtarët komunal për të gjetur mundësinë e ndihmës për Shërbimin e Zjarrfikësve në Drenas.

Vizitë tjetër me rëndësi ishte ajo në “EkoTurist”në Kaindorf, ku ekspertë të ndryshëm të bujqësisë  prezantuan format më moderne të trajtimit të tokës dhe bimëve në përgjithësi. Gjatë këtij viti ekspertë austriakë do mbajnë një konferencë në Kosovë.
Pastaj Lladrovci ka vizituar edhe kompaninë “Steierkraft” (Fabrikë për përpunimin e farërave, dhe vajrave të ndryshme ushqimore).

Lexoni po ashtu:  Thaçi takoi Sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson

Në këtë kompani kryetari pa nga afër përpunimin e farërave të ndryshme si dhe vajrave ushqimore. U diskutuan idetë e bashkëpunimit me komunën e Drenasit për eksportin e farërave nga komuna e Drenasit në këtë kompani moderne. Më pastaj kryetari Lladrovci vizitoi edhe fabrikën për përpunimin e qumështit, mishit, djathit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/lladrovci-ne-austri-tregon-se-cka-u-ofron-drenasi-investitoreve-433472/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn