Limaj: S’ka zgjidhje tjetër, vendi shkon në zgjedhje

Fatmir Limaj ka mohuar se partia Nisma do të jetë pjesë e një qeverie teknike duke mos shkuar në zgjedhje. Ai tha se me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje.

Ai ka thënë se të gjitha procedurat duhet të respektohen por megjithatë dorëheqja e kryeministrit nënkupton zgjedhje.

“Me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje. Të gjitha procedurat duhet të respektohen por gjendja faktike është kjo, vendi do të shkojë në zgjedhje.”, ka thënë Lima.

Në pyetjën se a do të futet përsëri Nisma në koalicion me AAK-në, Limaj është përgjigjur se nuk futet në kombinime në këtë moment. “Nisma është e përgatitur për zgjedhje dhe unë nuk futem në asnjë kombinim pa shku te vota e qytetarit”, ka shtuar Limaj.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*