Lekaj-Zharkut: Keni nënshkruar memorandume për qëllime elektorale

“Ndoshta pa dashje keni nënshkruar memorandume për qëllime elektorale dhe po ju them saktë se është një vendim i ish-kryeministrit Isa Mustafa kur janë pezulluar të gjitha projektet dhe janë tërhequr të hollat në qeveri”, i ka thënë ministri Lekaj, deputetit të LDK-së, Lufti Zharku.

Lekaj më tej tha se Lufti Zharku gjatë kohës që ishte ministër, ka nënshkruar kontrata dhe memorandume bashkëpunimi pa mbulesë financiare.

“Është e vërtetë që kam deklaruar që sa i përket marrëveshjeve apo memorandumeve të mirëkuptimit mungon mbështetja financiare në kode, por jam i vetëdijshëm se nuk ka marrëveshje pa pasur kod. Prap, po e përsërisë se të gjitha memorandumet e nënshkruar kanë pasur pjesë të vogël të financave që nuk kanë mjaftuar që ato të realizohen”, shtoi Lekaj.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.