Lekaj reagon për grevën në Aeroportin e Prishtinës: Do të ketë pasoja të mëdha për Kosovën

Greva e Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror ka nxitur edhe reagimet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit që udhëhiqet nga Pal Lekaj.

Në këtë reagim thuhet se kjo grevë rrezikon t’i dëmtojë seriozisht operimet në Aeroportin “Adem Jashari”, dhe mund të shkaktojë pasoja të mëdha për Kosovën, në këtë fazë delikate për marrjen e përgjegjësive nga institucionet vendore të aviacionit civil.

Kjo Ministri është e shqetësuar për paralajmërimet e vazhdimit të grevës nga kontrollorët e trafikut ajror, dhe me mos pranimin e propozimit të ministrit Pal Lekaj për marrëveshje.

Tutje u theksua se ministri Lekaj u qëndron premtimeve se do të punojë në vazhdimësi deri në rregullimin e statutit të kontrollorëve ajror dhe se pret reflektim nga këta të fundit.

Njoftimi i plotë:

Lexo më shumë në:

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*