“LDK dhe VV do t’i fitojnë mbi pesëdhjetë për qind në zgjedhje”

Ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar një sondazh rreth pozicionit të partive politike në Kosovë, në raport me elektoratin.

Kështu sipas sondazhit të Vetëvendosjes, LDK kryeson sondazhin me 27%, e dyta renditet VV me 22%, PDK 20%, AAK 12% si dhe NISMA që do e kalonte pragun.

Ndërsa, në bazë të sondazhit të VV-së, 19.7% e të anketuarve preferojnë Kurtin për kryeministër, i cili pasohet nga Kadri Veseli me 15.8%, Ramush Haradinaj me 14.9% dhe Isa Mustafa me 13.2%. Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Mimoza Kusari dhe Behgjet Pacolli radhiten të fundit me 4.4%, 4.3%, 2.3%, dhe 1.4 % respektivisht.

Për politologun Ramush Tahiri, është interesante se hulumtimi tregon gatishmërinë për të dalë në zgjedhje më shumë se herëve të tjera dhe kjo tregon se populli nuk është i kënaqur me partitë në pushtet dhe qeverisjen e tyre.

“Interesante ky hulumtim i cili tregon gatishmërinë për të dalë në zgjedhje të qytetarëve më shumë se herëve të tjera që tregon përkushtimin që me votë të bëhen ndryshime dhe që njerëzit besojnë në votën e lirë. Deklarimi që do të votojnë partitë opozitare fletë që populli nuk është i kënaqur me partitë në pushtet dhe me qeverisjen”, është shprehur Tahiri.

Sipas tij, nëse matjet dhe grupi i sondazhit janë të saktë, atëherë LDK dhe VV do të fitojnë mbi pesëdhjetë për qind, që do të thotë janë në qeveri.

“Nëse matjet janë të sakta dhe nëse anketimi dhe grupi i të përzgjedhurve është adekuat, atëherë duket që në zgjedhjet e ardhshme LDK, VV, do t’i fitojnë mbi pesëdhjetë për qind që me minoritetet do të ishte në Qeveri solide me shumicën e kualifikuar në Kuvend dhe me mundësi reale që të realizojë programin me të cilën dalin në zgjedhje. Tash mbetet të shihet se si mund të organizohen zgjedhjet pasi as LDK e as VV as veç e veç e as së bashku nuk mund ta qojnë vendin në zgjedhje e as ta rrëzojnë Qeverinë me mocion votëbesimi”, ka theksuar Tahiri.

Image

Ai vlerëson se edhe PDK do të dalë me ndonjë sondazh me rezultate tjera, që tregon se me këtë sistem zgjedhor, vështirë të ndryshohet skema politike e Kosovës.

“Sigurisht tash edhe PDK do të angazhojë ndonjë institucion për të bërë hulumtim opinioni apo anketim të qytetarëve dhe rezultatet do të dalin ndryshe ndoshta duke e nxjerre PDK partinë e parë. Interesante tri partitë kryesore po dalin rreth 20 për qind secila gjë që fletë se me këtë sistem zgjedhor vështirë është të ndryshohet skena politike e Kosovës. Unë konsideroj që reforma e sistemit zgjedhor në vijën një qytetar një votë dhe Kosova shumë zona zgjedhore do të sillte demokratizim, do të spastronte listat e mandateve dhe ndikimin e qytetarëve të i zgjedhuri i cili më shumë ndien në at rast përgjegjësi ndaj zonës së vet zgjedhore e më pak ndaj partisë dhe liderit që ka pasur ndikim me hy në listën partiake”, ka deklaruar politologu Ramush Tahiri./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*