Latifi: Kushdo që beson se VV është fituese, ka nevoje për klinikë psikiatrike

Blerim Latifi, këshilltar i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të cilësohet si fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit. Sipas tij, “duhet t’i thyejmë ligjet e logjikës dhe matematikës që të mund të themi se 35 për qind është më pak se 27 për qind”.
“Por ne nuk mund të bëjmë këtë dhe kushdo që tenton, tregon se ka nevojë për një klinikë psikiatrike. Pra kjo është premisa e pashmangshme prej nga duhet të niset procesi: ai që ka marrë shumicën e votave në procesin elektoral duhet të formojë Qeverinë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në rrethanat aktuale nevojiten bisedime serioze politike.

“Në situatën aktuale janë të nevojshme bisedimet serioze dhe parimore politike që të krijohet një formulë që garanton stabilitet afatgjatë qeverisës. Është në të mirë të vendit dhe besoj fuqishëm se në ditët në vazhdim do të ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë ai në një intervistë për Gazetën Express.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Ish-ambasadori i Ukrainës, dëshmon në gjykimin për tradhti të Yanukovychit