Lansohet smartfoni i ri rus

Prodhuesi i njohur rus i smartfonëve, Yota Devices, ka lansuar zyrtarisht pasardhësin e smartfonit të saj YotaPhone 2.

Smartfoni i ri, YotaPhone 3, është lansuar në një konferencë në Kinën Veriore, por nuk janë zbuluar shumë detaje në lidhje me këtë smartfon, transmeton Koha.net.

Është zbuluar se YotaPhone 3 ka dy ekrane – ekrani i parë është shumëngjyrësh ndërsa i dyti është E Ink.

Sa i përket çmimit, modeli me 64 GB memorie të brendshme kushton 350 dollarë ndërsa ai me 128 GB 450 dollarë.

Gjithashtu, ende nuk është zbuluar se kur do të jetë në dispozicion YotaPhone 3 edhe në tregjet tjera të botës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Nokia 3310 me 3G del në treg, me çmim shumë të lirë