LAJMI I FUNDIT: Mësimi fillon të hënën

Sipas një njoftimi për media të Zyrës së Veselit, thuhet se kreu i parlamentit “ka arritur që në një takim në kabinetin e tij në Kuvend të bindë Sindikatën e arsimit ta ndërpresë grevën dhe nga e hëna mësimi të fillojë”

“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur! Mësimi fillon të hënën”. Ky është mesazhi që ka dhënë në facebook, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli ka arritur që në një takim në kabinetin e tij në Kuvend të bindë sindikatën e arsimit të ndërpres grevën dhe nga e hëna mësimi të fillojë.

Në fotografinë e postuar nga Veseli, duket edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jashari, kryeministri Ramush Haradinaj, e të tjerë.

Të gjitha palët kanë dalë në konferencë per shtyp, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, SBASHKU, Nait Hasani, Bedri Hamza, dhe nuk i janë përgjigjur asnjë pyetje tjetër lidhur me taksën apo kufijtë, përveçse çështjes së ndërlidhur me fillimin e shkollës ditën e hënë, si pasojë e arritjes së marrëveshjes mes insitutcioneve kushtetuese dhe SBASHK-ut./Parrotlla.net/

TË HËNEN FILLON MËSIMI

TË HËNEN FILLON MËSIMI

Posted by RTK on Friday, February 1, 2019

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*