Ky lloj i meshkujve u pëlqen më shumë femrave

Shkencëtarët thonë se ka një karakteristikë te burrat që i bën ata më të dëshirueshëm për femrat.

Gazeta britanike Independent, shkruan se nëse vizitohet uebsajti për aranzhimin e takimeve online, “OKCupid”, në profilet e grave të regjistruara aty, shumica prej tyre thonë se: e duan një djalë që i bën të qeshin, i pelqen të provojnë ushqime të reja dhe dinë se si të tregojnë një histori”.

Edhe studimet shkencore e vërtetojnë se burrat që kanë histori të bukura për të treguar, janë më të dëshiruar nga gratë.

Ndërsa burrat në anën tjetër, nuk duket se janë të tërhequr nga gratë që kanë aftësi të tregojnë histori të bukura.

Hulumtuesit në Universitetin e Karolinës së Veriut, Chapel Hill dhe Suny Buffalo, erdhën në këto përfundime pasi bënë disa studime me qindra meshkuj dhe femra.

Në studimet e bëra, rezultatet treguan se për femrat, meshkujt qesharakë ishin më tërheqës, sesa të tjerët. Meshkujt në anën tjetër, nuk vlerësonin se një femër ishte më tërheqëse nëse tregonte një shaka të mirë apo jo.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*