Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2021

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë buxhetin për vitin 2021.

Buxheti është miratuar me procedurë të shpejtë me një mocion procedural të propozuar nga deputetët.

Pra në këtë formë, amandamentet nga 1 deri 13 janë votuar si pako.

Teksa pas kësaj, si pako janë votuar edhe amandamentet nga 13 deri në 150 të cilat janë pa përkrahjen e komisionit funksional. Të njëjtat nuk janë miratuar përveç njërës.

Buxheti mori 85 vota pro, zero kundër dhe zero abstenime.

Shpërndaje