Kurtit po i bien maskat një nga një, për pazare të pushtetit i shton ministritë

Kryetari i Vetëvendosjes, njëherësh pretendent për formiminne Qeverisë, ka nisur t’i shkelë parimet e veta që i kishte vendosur për të formuar një Qeveri të vogël me 12 ministri duke u thënë qytetarëve se kjo është e duhura për Kosovën.

Por për të realizuar synimin e tij personal, për të ardhur në krye të ekzekutivit, Albin Kurti tashmë ka filluar të bëjë koncesionet e para duke shkelur parimet e vendosura nga vet ai.

Kreu i Vetëvendosjes tanimë edhe zyrtarisht i ka dërguar ofertë LDK-së duke ofruar koncesion se është i gatshëm ta rris numrin e ministrive në 14.

Një koncesion tjetër që tashmë Kurti e ka bërë për formimin e Qeverisë, është futja në pazar e postit të presidentit të shtetit.

Derisa në fillim thoshte se tani nuk pranon të flasë me LDK-në për këtë pozitë në këtë kohë dhe se presidenti, siç thoshte Kurti presidenti duhet të jetë mbi partiak, tanimë Kurti ia ka ofruar këtë pozitë LDK-së, vetëm e vetëm ta siguroj shumicën e nevojshme për tu bërë kryeministër.

Por deri tani, LDK nuk ka dhënë shenja se do të pranojnë ofertën e fundit të Albin Kurtit.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*