Kujdes: WhatsApp-i juaj mund të hakohet vetëm me një GIF

WhatsApp ka rregulluar një problem me sigurinë që, më herët, iu lejonte hakerave të zotëronin profilin tuaj thjesht duke nisur një foto lëvizëse (GIF) si mesazh.

Pajisjet që funksionojnë me sistem operativ Android 8.1 dhe 9 ishin më të cenuarat nga hakerët.

Një studiues e detektoi problemin dhe e bëri publik me anë të një postimi në blogun e tij javën e kaluar.

WhatsApp, i cili është në pronësi të kompanisë ‘Facebook’, tha se nuk ka gjasa që një cenim i tillë të jetë në masë të gjerë, por vetëm në ndonjë rast specifik.

“Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se kjo prek çdo përdorues, sepse jemi gjithmonë duke punuar për të siguruar veçoritë e fundit të sigurisë për përdoruesit tanë,” i tha një zëdhënës i WhatsApp-it CNN Business.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*