Ku janë votat e AAK dhe NISMA-s?

Në lajmin e publikuar së fundmi me burim shtabin zgjedhor të PDK, mbi listat e deputeteve dhe votat e marra në Gjilan, vihet re se mungojnë të gjithë numrat çift në listën e deputetëve, përveç 10 emrave të parë, pasi që nuk kanë mundur të heqin liderët e partive të koalicionit PAN, përkatësisht numrin 2 të Rramush Haradinaj dhe numrin 4 të Fatmir Limës.

Portali Pa RRotlla, fillimisht ngre pyetjet në vijim:

  1. Pse është bërë ky pastrim i listës nga kandidatët e tjerë të koalicionit para zgjedhor PAN?
  2. Pse është publikuar qëllimisht në media kjo listë?
  3. A po përhap dizinformata në publik PDK, duke mos i nxjerrë votat e kandidatëve të AAK dhe NISMA-s?
  4. Sa vota kanë marrë kandidatët e fshirë nga kjo listë?

Edhe pse të flasësh për ndershmëri në politikë është e pakuptimtë, por do të ishte e “ndershme” që lista të tilla mbi votat e marra nga koalicioni PAN nëpër komuna të ndryshme të Kosovës të shpallen të plota dhe jo me eliminime të qëllimta.

Këto manipulime të panevojshme i hidhnojnë  jo vetëm kandidatët e AAK-së dhe NISMA-s të cilët garuan në krah të PDK-së, edhe pse me qykë të zorit mbasi që politikisht ishin kundër në legjislacionin e fundit sidomos për çështje madhore në interes të Kosovës. Kryesisht këto manipulime i hidhrojnë votuesit, popullin, ata që duan të shohin rezultatin e votës së tyre. Duan të shohin atë votë me të cilën tashmë e kanë ndërshkuar randë PDK-në duke votuar për Lëvizjen Vetëvendosje, bash për inati të PDK-së dhe njerëzve të saj, që e banën këtë vend një eksperiment të madh.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Marko Gjuriq nesër në Kosovë për festën e “Vidovdanit”